Fotolajm: Pamje nga Fabrika e Ujit të Vushtrrisë

Lajme

Fotolajm: Pamje nga Fabrika e Ujit të Vushtrrisë

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 19:03

Viti i Ri 2015 për herë të parë në histori të vet do të bëjë qytetin e Vushtrrisë me Fabrikë të vetën për përpunimin e ujit të pijshëm.

Fabrika e re e Ujit në fshatin Balincë të Komunës së Vushtrrisë do të lëshohet në funksion në vitin që po vjen 2015.

Ekspertët e ujërave, por edhe qytetarët e Vushtrrisë kanë thënë se Fabrika e Ujit në Vushtrri por edhe Ujësjellësi i kësaj komune domosdoshmërish duhet që të pavarësohen nga Ujësjellësi Rajonal i Mitrovicës, pasi tani Vushtrria i ka të gjitha kapacitetet e duhura që të funksionojë e pavarur.

Por ashtu bëhet e ditur se pritet që të ndërtohet edhe Objekt modern për administratën e Ujësjellësit në Vushtrri. N.Sh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat