Pasi institucionet e lanë në “lloq”, mbi 1000 kosovarë solidarizohen me ish- agjentin e AKI-së, Bojan Bozhoviq

Lajme

Pasi institucionet e lanë në “lloq”, mbi 1000 kosovarë solidarizohen me ish- agjentin e AKI-së, Bojan Bozhoviq

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 18:37

Ish- agjenti i AKI-së, serbi Bojan Bozhoviq pas rrëfimit tronditës që pati në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se atij i janë lajmëruar më shumë se 1 mijë kosovarë për ta mbështetur. Mirëpo, Bozhoviq ka thënë se ka kërkuar nga ta që ato ndihma t’ua japin fëmijëve të varfër, në prag të Vitit të Ri.

“Me shumë se 1000 Kosovar me jan lajmruar pas emisionit Rubikon qe te me ndihmojne Mua dhe familjen time: Une ju kam sygjeruar qe te gjitha fondet te cilat doni te mi dergoni Mua dhe famijes sime ju mund tja dedikoni te gjithe femijve Jetim ,bonjak te cilet gjenden ne Kosove, jo qe ne nuk kemi nevoje por shprehi solidaritet ndaj tyre. Ju ndihmojme fëmijve te Kosoves qe ne festen e Vitit te Ri te qeshen dhe te jan te gezuar dhe spaku ne ato momente ti harrojne dhimbjet dhe fatkeqësit”, ka shkruar Bozhoviq, ndërsa postimin e ka përfunduar me thirrjen që “të jemi human”, ka shkruar Bozhoviq në profilin e tij në Facebook.

Bozhoviq në rrëfimin e tij tronditës në KTV ka thënë se disa muaj pasi u inkuadrua në AKI, shërbimi sekret serb ia mori peng familjen, duke e detyruar që të shkoj në Serbi, ku më pas burgoset për më shumë se dhjetë muaj. Sipas këtij rrëfimi, ai në burg kishte përjetuar torturat dhe dhunën më jo njerëzore, për faktin se u angazhua në AKI. Madje, thotë se ai aty i ka humbur edhe organet e tij. Mirëpo, Bozhoviq në këtë intervistë ka thënë se pavarësisht pse e rrezikoj edhe familjen dhe gjithçka për t’i ndihmuar Kosovës, sot ai është i papunë dhe nuk ka as se me çka ta ushqej familjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat