Mashtrimi makabër!

Lajme

Mashtrimi makabër!

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 17:39

Gjendja e shqiptarëve është vërtetë e rëndë. Dhe më e rënda se të gjitha është se qeveritë e pas luftës dalëngadalë ua kanë vrarë shpresën. Ikja kaq e bujshme dhe masive, është thyerje shpirtërore e shqiptarëve.
Në fakt, më shumë se nga thyerjet prej keqqeverisjes gjërat kanë dalur jashtë kontrollit psiko-social, si pasojë e tranzicionit të shumëfishtë.
Shqiptarët kanë provuar vuajtje të gjata në më shumë se një shekull e gjysmë. Kryevuajtja apo humbja më e madhe iu shkaktua nga eksodet, dëbimet sistematike të shqiptarëve nga Ballkani, veçanërisht nga serbët, që kishin hartuar programe të veçanta spastrimi dhe që vazhdojnë ti zbatojnë, duke i riformuluar dhe ripërshtatur në kontekst të situatave aktuale.
Është kryeplaga pasi, shumica e shqiptarëve jetojnë jashtë Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Turqi, veçanërisht dhe në vendet evropiane e në SHBA. Numri i atyre që e kanë harruar tashmë gjuhën është i pallogaritshëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat