Vehapi: Nuk e kam ndërmend të japi dorëheqje

Lajme

Vehapi: Nuk e kam ndërmend të japi dorëheqje

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:17

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, nuk e ka në plan t’ia plotësojë dëshirën ish-kryetarit Smajl Latifit, për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit. Ai thotë se edhe për shumë vite, do të jetë kryetar i Rahovecit.
“Çfarë dorëheqje, more”, ka thënë Vehapi për “PrizrenPress”

Ish-kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ditë më parë ka thënë se kryetari i kësaj komune, Idriz Vehapi, është future në “qorrsokak”, duke i rekomanduar dorëheqjen.

“Nëse vazhdohet me këtë qasje, atëherë dorëheqja e tij është akti më fisnik që mund të bëjë, si intelektual, si prind dhe si person publik. Jemi të bindur se qorrsokaku ku është futur aktualisht kryetari Vehapi është pa dalje”, shkruan Latifi.

Sipas tij, qeverisja lokale e Rahovecit aktualisht komandohet nga struktura jashtë institucionale, partiake dhe grupe të caktuara të interesit.

Ndërkaq, Idriz Vehapi këto akuza i vlerëson politike dhe të pa baza. Sipas tij, brenda këtij viti Komuna e Rahovecit, ka shënuar shumë suksese.

“Smajl Latifit krejt jeta i ka shkuar në qorrsokak”, thotë Vehapi. Ai tregon se gjatë këtij viti Komuna e Rahovecit, ka arrit të investojë në të gjitha fushat e jetës së qytetarëve.

“Gjatë këtij viti kemi investuar në arsim, shëndetësi ujësjellës dhe në sistemin e ujitjes, edhe pse e kemi marrë një buxhet të varfër nga Latifi”.

Vehapi premton se edhe në vitin e ardhshëm, Komuna e Rahovecit, do të investojë në përmirësimin jetës së qytetarëve.

“Do të realizojmë edhe shumë projekte të tjera”, premton Vehapi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat