Tahiri, Qeverisë: ‘Shpresa është ushqimi i të varfërve’

Lajme

Tahiri, Qeverisë: ‘Shpresa është ushqimi i të varfërve’

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:13

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur pwr ditwt e para tw Qeverisw Mustafa. Ai thotë se kjo qeveri preokupim kryesor e ka se si t’i rehatojë militantët partiakë në poste qeveritare, qytetarët e kanë humbur shpresën dhe po ikin nga Kosova me shpresë se diku tjetër do të gjejnë jetë më të mirë.

“Në ditët e para të kësaj qeverie, përballemi me një situatë paradoksale deri ne absurditet. Në vend se fokusi i Qeverisë të përqendrohet në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e mëdha, debati është fokusuar në problemin se cila do të jetë madhësia e kësaj qeverie. Nëse do të vlente praktika që sa më e madhe qeveria, aq më të mëdha të arriturat e saj, atëherë kësaj qeverie do të duhej dhënë aprovimin publik që të mos ndalen me emërimin e zv.ministrave deri në ‘rehatimin’ e secilit militant, në të majtë e në të djathtë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

“Përveç problemit të madhësisë, duket se kjo strukturë energjitë i ka orientuar në blerjen e paqes politike brenda degëve e nëndegëve. Ndryshe nuk ka si të kuptohet e gjithë zhurma në lidhje me atë se cilat degë dhe nëndegë politikë do të kenë fatin të përfaqësohen në qeveri, gjithmonë më zv/ministra”.

Më tej Tahiri shkruan se, “e gjithë kjo në kohën kur përballemi me problem socio-ekonomike të cilat i kanë lodhur qytetarët tanë deri në atë pikë, sa Kosovën kanë filluar ta ndjejnë si alternativen e fundit, ndërsa po marrin botën në sy për një jetë më të mirë. Kjo sepse ata kanë humbur besën në qeveri dhe qeverisje, dhe kanë humbur shpresën se ajo angazhohet për jetë më të mirë e me të dinjitetshme”.

“Nëse kjo situatë vazhdon të degjenerojë pa fund, qeveria nuk ka pse të brengoset, sepse po i referohem një thënie: ‘shpresa është ushqimi i të varfërve’. Por qytetarët tanë kanë ndalur së shpresuari në një nomenklaturë që secilën ditë ua dëshmon që hallin e të ardhmes së tyre nuk e ka!”, ka shkruar Tahiri./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat