A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)

Lajme

A u largua Shaip Muja nga PDK për shkak të këtij poshtërimi që i kishte bëri Thaçi (VIDEO)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 14:02

Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi kishte poshtëruar kandidatët e Drenasit për deputetë, duke i larguar nga bina, në të cilin mbante fjalim.
Në mesin e të dëbuarve ishte edhe Shaip Muja, tashmë i dorëhequr nga Grupi Parlamentar i PDK’së.

Raportohet se prej momentit kur Thaçi kishte përzënë Mujën nga bina kanë nisur edhe ftohja e raporteve të tyre. Për një kohë të gjatë, Muja kishte mbajtur pozitën e Këshilltarit për Shëndetësi në Kabinetin e Thaçit.

Në këtë fjalim, Thaçi, siç shihet duke ua bërë tri herë me dorë kah shkallët e binës.

“Faleminderit për prezencën tuaj. Vazhdoni...”, iu thotë Thaçi kandidatëve, pasi ata nuk e kuptojnë fillimisht mesazhin.

Në atë kohë, Muharrem Xhemajli s’e pati komentuar veprimin e Thaçit, derisa Sala Berisha-Shala, pati thënë se e ka kuptuar ndryshe kërkesën e Liderit të PDK’së për të lëshuar binën.

“Na i kallxojke shkallët a? Mua nuk m’u duk se na i kallxojke shkallët sepse s’ka pasur për çka me na i kallxu shkallët. Absolut, unë nuk e kam marrë ashtu. Jam befasuar kur e kam pa të nesërmen jam befasu. Unë jam ndier mirë fort mirë dhe nuk e kam marrë ashtu siç e keni kuptuar”, kishte thënë Berisha-Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat