Kryeministri serb kategorik kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës (video)

Lajme

Kryeministri serb kategorik kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës (video)

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 08:59

Eshte provokuar serish, Presidenti serb, Aleksander Vuçiç.
Kësaj rradhe nga rrjeti prestigjioz informativ CNN. Edhe per kete agjensi nderkombetare te lajmit, perbente interes pergjigjja e kreut serb, nese Kosova, ishte kusht i Serbise per integrim ne BaShkimin Europian.
Gazetarja, kembenguli:

CNN: A mund të thoni që do e njihni Kosovën si shtet të pavarur nëse doni të bëheni pjesë e BE'së?

Vucic: Asnjëherë nuk kam dëgjuar këtë kusht...

CNN: Ka mundësi që të bëhet kusht. Unë mund të shkojë sot te Komisioni Evropian dhe ata mund të thonë ‘po, është kusht’..

Vucic: Ata nuk do e thonë këtë...

CNN: Pra, ju po thoni që nuk duhet ta njihni apo që nuk pritet ta njihni Kosovën?

Vucic: Nuk është aq e thjeshtë. Të thuhet që duhet ta njihni Kosovën si shtet të pavarur, këtë nuk e kemi pasur si kusht. Ata (BE'ja) e dijnë se të thuhet se ju duheni ta njihni Kosovën si shtet të pavarur...kjo do të ishte një kusht i atillë Serbisë do ia dërgonte mesazhin: ‘OK, ne nuk presim juve së shpejti në Bashkimin Evropian’”, ka thënë Aleksandar Vucic.

Ai e ka mohuar se ndërhyn shpesh në media, një kritikë kjo që ishte bërë edhe nga organizata ndërkombëtare, ndërsa anulimin e projektit, “Rrjedha e Jugut” nga Moska për transportimin e gazit rus ndër të tjera edhe përmes Serbisë, e ka quajtur shokuese.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat