Obama godet “Kirurgun” e Putinit

Lajme

Obama godet “Kirurgun” e Putinit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 00:16

Lajmi më i përfolur në median ndërkombëtare këtë të shtunë është një tjetër listë me sanksione e SHBA ndaj Rusisë.

Këtë herë SHBA ka ndaluar eksportet me Krimenë.

Por një detaj pikant është se në listën e sanksioneve është edhe miku i presidentit rus, Vladimir Putin, Aleksandër Saldostanov.

Ai është drejtues i një bande motoçiklistësh, me emrin “Ujqërit e natës”

Saldostanov njihet me nofkën Kirurgu dhe shihet shpesh në krah të Putinit.

Grupi i tij i motoçiklistëve është shumë agresiv dhe së fundmi ata luajnë rolin e policisë në disa qytete në jug të Ukrainës.

Në listën e sanksioneve, ku janë 24 individë rusë dhe ukrainas, është edhe ai.

Madje në listën e Ministrisë së Financave, 51- vjeçarit i citohet edhe psudonimi, Kirurgu.

Sanksionet parashikojnë që ai të mos ketë të drejtë të udhëtojë në SHBA dhe të mos bëjë asnjë biznes me qytetarë apo firma amerikane.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat