Mjekët amerikanë i shpëtojnë jetën 5 vjeçarit nga Kosova

Lajme

Mjekët amerikanë i shpëtojnë jetën 5 vjeçarit nga Kosova

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 17:22

Valon Syla, djali pesë vjeçar nga Kosova, ka marrë një dhuratë të veçantë për Vitin e Ri, zemrën e tij.

Syla vuante nga sëmundja e lindur, “Vrima në zemër”, shërim të cilin e kishte të pamundur të kryente në vendlindje.
Ai u bë operacion në spitalin e zemrës Shën Francis në Long Island të shtetit të New Yorkut.
Në sajë të përpjekjeve humanitare ai u dërgua në SHBA në Qendrën Katolike të Shëndetit, ku edhe iu shpëtua jeta, transmeton lajmi.net.

Valoni iu nënshtrua operacionit më 17 dhjetor, dhe të nesërmen ishte në gjendje të ec në këmbët e tij.
"Valoni tani do të rritet se të gjithë moshatarët e tij. Kjo të jep kënaqësi”, ka thënë Dr. Levchuck.
Babai i Valonit, Xhemajli, i cili është një punëtor ndërtimi në Kosovë, do të shikojë djalin e tij teksa luan me vëllain e tij më të madh, pa u bërë i zbehtë dhe i lodhur, tani kur zemra e tij është e shëruar. "Unë dua që ai të jetë në gjendje të luaj me fëmijët e tjerë në fshatin tonë", shprehet ai teksa thotë se kjo është dëshira e tij më e madhe për Vitin e Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat