Mustafa i kthen “borxhin” Thaçit: Do e votoj për President (Video)

Lajme

Mustafa i kthen “borxhin” Thaçit: Do e votoj për President (Video)

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 16:57

LDK do e mbajë premtimin, duke i shkuar deri në fund marrëveshjes me PDK-në. Si pjesë të kësaj marrëveshje mesa duket ishte votimi i Hashim Thaçit në postin e Presidentit, nga ana e Isa Mustafës.

I ftuar në emisionin "Debat" në RTK, Mustafa tha se LDK do ta respektojë marrëveshjen dhe do ta votojë për president të vendit në vitin 2016, liderin e PDK-së Hashim Thaçi

“Çdo gjë që kemi nënshkruar shumë qartë, do ta respektojmë. Ne do ta votojmë për president kandidatin e PDK-së, zotin Thaçi. Është detyrim që e kemi marrë si parti e koalicionit. Duhet të mësohemi që të respektojmë marrëveshjet”, deklaroi Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa e ka quajtur sfidë jo të lehtë, krijimin e Gjykatës Speciale. Por sipas tij, kjo do të hiqte një herë e përgjithmonë dyshimet për individë të caktuar në Kosovë.

"Mendoj se ky do të jetë një rast i rëndë, i pakëndshëm, por një rast i mirë që ne t'i hedhim një herë e përgjithmonë prapa dyshimet të cilat janë vënë ndaj njerëzve, jo ndaj UÇK-së dhe ndaj lëvizjes çlirimtare, të cilën ne e kemi pasur në Kosovë dhe që pastaj t'i pastrojmë këto dhe Kosova më mos të ketë probleme me komunitetin ndërkombëtar sa i përket dyshimeve të tilla", u shpreh kreu i qeverisë kosovare.

Isa Mustafa konfirmoi se në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm ose në fillim të shkurtit, do të takohet me Vuçiç, në kuadër të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat