Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Merdare e Dheu i Bardhë

Lajme

Kolona të gjata në pikëkalimet kufitare Merdare e Dheu i Bardhë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 13:49

Si rezultat i shtimit te fluksit të automjeteve dhe procedurave kufitare, në PKK-Merdare pritjet në hyrje të RKS-se tani janë diku rreth 3 ore deri në 3 orë e 30 nim, pasi ka një fluks më të madhë të bashkatdhetarëve qe vijnë ne pushime në Kosovë, ndërsa ne dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 deri sa te kryhen procedurat kufitare, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës.

Kurse në PKK-Dheu i Bardhë po ashtu ka pritje në hyrje të RKS-se, por me intervale më të shkurtra kohore që zgjasin prej 30 minuta deri 1 orë, kurse në dalje nuk ka pritje.

Situata rreth pritjeve të kalimit kufitar mund të ndryshojë varësisht prej frekuentimit të automjeteve.

Policia e Kosovës, vazhdon me masat shtese, me prezencë me te shtuar të personelit policor, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe të ju mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e RKS-së, thuhet në komunikatën e PK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat