KEK-u gëzon fëmijët e Obiliqit

Lajme

KEK-u gëzon fëmijët e Obiliqit

Nga: P.Rudi Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 12:27

KEK-u ka vazhduar traditën disa vjeçare, me shpërndarjen e dhuratave për fëmijët dhe nxënësit e komunës se Obiliqit.

Punëtorët e korporatës kanë sjellë atmosferën festive të fundvitit fillimisht tek nxënësit e shkollës fillore “Migjeni “në fshatin Sibovc dhe pastaj kane vazhduar ne fshatin Mazgit i Ultë ne shkollën fillore “Ibrahim Rugova”. Në këto shkolla te cilat janë përzgjedhë ne koordinim me drejtorinë e arsimit te komunës se Obiliqit, janë shpërndarë dhurata për te gjithë nxënësit e ciklit te ultë. Me ketë rast, fëmijët kishin përgatitur një program me vjersha dhe këngë dhe janë ndarë shumë të ngazëllyer teksa pranonin dhuratat.

Ndërsa pedagogët si dhe prindërit e fëmijëve, kanë mirëpritur këtë gjest, sikurse kanë pasur fjalë miradije për përpjekjet dhe veprimet që po zhvillon korporata posaçërisht ne projektet qe kane synim kujdesin ndaj palëve te treta dhe mbrojtjen e mjedisit./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat