Dita e solidaritetit njerëzor

Lajme

Dita e solidaritetit njerëzor

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 10:11

Sot është Dita Ndërkombëtare e Solidaritet Njerëzor. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon thotë se në këtë ditë bota i jep formën një agjende të re të zhvillimit të qëndrueshëm në mënyrë që të ketë sukses në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, në fushatën më të madhe të anti-varfërisë në histori deri në vitin 2015.

Në mesazhin e tij për këtë ditë ai thotë se vetëm nëpërmjet veprimit kolektiv mund të adresojmë çështje të tilla për të arritur larg varfërisë dhe barazisë, e cila sipas tij është në rritje, ndryshimit të klimës, varfërisë kronike dhe sfidave më të mëdha shëndetësore si shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore.

Ndërsa, Virginia B. Dandan, eksperte e pavarur për të Drejtat e Njeriut dhe Solidaritetit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara, për këtë ditë ka thënë se duhet lejuar të gjithë të ndërtojnë dhe krijojnë një botë më të mirë, që secili e do për veten e tij, fëmijët e tij apo të të tjerëve.

“Le t’i përqafojmë përgjegjësitë tona të përbashkëta për të vepruar për të ardhëm tonë të përbashkët, dhe secili prej nesh të fillojë me veten”, thotë ajo.

Këshillon që të gjithë të lëvizin së bashku, ngase sipas saj, jemi një.

“Kjo është ajo që solidariteti është mbi të gjitha”, thotë ajo.

E për këtë ditë kërkohet që të shpërndahen foto me mesazhe që nxisin solidaritetin dhe qëndrimin e njerëzve së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat