Përplasen Daçiq e Nikoliq, shkak Kosova

Lajme

Përplasen Daçiq e Nikoliq, shkak Kosova

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 09:51

Kushti i Bashkimit Europian (BE) për Serbinë që detyron ta ndryshojë kushtetutën para anëtarsimit, ka nxitur përplasje në mes të zyrtarëve të lartë serbë.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, kishte thënë se shteti i tij duhet ta ndryshojë kushtetutën, para anëtarsimit në BE.

Kushti për ndryshim të kushtetutës lidhet edhe me procesin e normalizimit të raporteve me Kosovën, pasi që Serbia vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Ky ka qenë kusht edhe nga diplomatët perëndimor, sidomos nga ata gjerman.

Mirëpo, kjo deklaratat e ministrit të jashtëm serb, nuk i ka pëlqyer presidentit Tomislav Nikoliq. Ai ka thënë për mediat serbe se me këtë deklaratë, Daçiq po mundohet të pozicionohet më mirë para syve të BE-së. Nikoliq e ka akuzuar Daçiqin se për këto deklarata nuk është konsultuar fare me partnerët tjerë të koalicionit qeverisës.

Mirëpo, përgjigja e Daçiqit nuk ka munguar, ai ka sqaruar deklaratën e tij lidhur me ndryshimet kushtetuese në Serbi.

“Të gjitha shtetet është dashur të kenë ndryshime ligjore në përputhje me atë europian. Pra këtë duhet ta bëjë edhe Serbia, para anëtarësimit në BE”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat