Makolli: Ky koalicion ka numra, por e presin sfida të mëdha

Lajme

Makolli: Ky koalicion ka numra, por e presin sfida të mëdha

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 08:52

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Ibrahim Makolli, ka thënë se koalicioni PDK - LDK ka përparësitë dhe dobësitë e veta.

Në intervistë për “Epokën e re”, Makolli ka thënë se përparësia e koalicionit PDK - LDK është se ai mund të jetë i qëndrueshëm për shkak se ka shumicën e votave në Kuvend. Ndërsa dobësia e këtij koalicioni, sipas tij, është se partitë më të mëdha në vend janë bërë bashkë, e kjo deri-diku e dëmton zhvillimin e demokracisë së brendshme.

Makolli ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa duhet të bëjë reforma të thella në të gjitha fushat të cilat janë në interes të qytetarëve të vendit. Kjo Qeveri, sipas tij, duhet të fokusohet në sundimin e rendit dhe të ligjit, zhvillimin ekonomik dhe politikën e jashtme. “Ky koalicion, për shkak të numrave që ka, mund të jetë funksional në vendosjen e rendit dhe të ligjit.

Sundimi i rendit dhe ligjit është jetik për Kosovën jo vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen”, ka deklaruar Makolli.

Ai ka folur edhe për ndikimin e Listës Serbe në proceset nëpër të cilat do të kalojë Kosova.

Në këtë drejtim Makolli ka thënë se kjo listë nuk mund ta pengojë Qeverinë e re në ndërmarrjen e reformave të ndryshme, të cilat do ta përmirësonin jetën e qytetarëve të Kosovës. “

Besoj se në shumicën e çështjeve, sidomos të reformave, Lista Serbe nuk mund ta pengojë miratimin e një mori ligjesh dhe reformash në vend. Ndërsa kur kemi të bëjmë me çështje të ndjeshme, të cilat prekin edhe interesat e minoriteteve, Lista Serbe mund ta ketë një rol”, është shprehur Makolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat