Ish-deputetët marrin 1, 500 euro pagë

Lajme

Ish-deputetët marrin 1, 500 euro pagë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 08:16

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin ende pagën bazë në vlerë prej 1488 euro. Kuvendi i Kosovës çdo muaj ndan mbi 71 mijë për të paguar 48 deputetët e legjislaturës së kaluar edhe pse ata nuk janë rizgjedhur për këtë mandat.

Kjo për shkak se Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit e obligon Kuvendin që të ndajë pagë kalimtare për deputetët pasivë deri në 12 muaj pas përfundimit të mandatit, nëse ata nuk janë në marrëdhënie pune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat