Agani me bashkëpunëtorë vizituan familjen Jashari në Fushë Kosovë

Lajme

Agani me bashkëpunëtorë vizituan familjen Jashari në Fushë Kosovë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 22:47

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, me bashkëpunëtorë, ka vizituar të premtën në mbrëmje familjen Jashari nga Fushë Kosova, të cilës i shprehën ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre i cili humbi jetën si pasojë e kafshimit të qenëve endacak.

Agani, shprehi keqardhje për rastin tragjik që ndodhi ditë më parë dhe së bashku me familjarët u luten që ky rast të jetë i fundit dhe njëkohësishtë u dakorduan që institucionet përgjegjëse komunale por edhe qendrore duhet të marrin masa të menjëhershme në parandalimin e këtyre rasteve.

Familja Jashari falenderuan kryetarin e PD-së, Ferid Aganin, me bashkëpunëtorë, për vizitën e bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat