Gjermania: Mos bini pre e mashtrimeve. Nuk ka azil, do të ktheheni të gjithë

Lajme

Gjermania: Mos bini pre e mashtrimeve. Nuk ka azil, do të ktheheni të gjithë

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 20:08

“Çështja e emigrimit illegal është një çështje që ne e ndjekim me interes e veçantë. Dhe në fakt numri i azilkërkuesve shqiptarë që nga tetori i këtij viti është dhjetëfishuar. Ditën e djeshme patëm rastin të ndiqnim një zhvillim dramatik ku qindra persona udhëtonin drejt Gjermanisë. E gjitha kjo bazohej në një thashethem se ata që do të shkonin brenda vitit në Gjermani do përfitonin punë dhe azil. Ne jemi krenarë që japim azil politik dhe u vijmë në ndihmë njerëzve, por Gjermania nuk jep azil ekonomik. Është e papërgjeshme të gënjesh njerëz që mund ta përfitojnë këtë azil dhe t’i çosh deri aty sa të shesin pronën dhe bagëtitë. E përsëris edhe njëherë të gjithë ata që kanë shkuar në Gjermani për të marrë azil ekonomik, do të kthehen prapa”, deklaroi Ambasadori Gjerman, Helmut Hoffman.

Në këtë vizitë ai shoqërohej nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili deklaroi se qeveria është angazhuar të luftojë emigrimin illegal dhe kërkoi ndihmën e qytetarëve të denoncojnë raste si ajo e një së enjtes në Vlorë.

“Është absolutisht e pamundur të marrësh përsipër të bësh një udhëtim në vendet e Bashkimit Europian, për të kërkuar azil dhe në këtë mënyrë, për t’i dhënë një zgjidhje problemeve ekonomike apo problemeve të tjera. Nuk ka asnjë mundësi që në vendet e Bashkimit Europian të kërkohet azil. Shqipëria është një vend i sigurt, ku respektohen liritë dhe të drejtat themelorë të njeriut. Ashtu siç është me mundësi zero të shkosh dhe të mashtrosh autoritetet, qoftë këtu apo në autoritetet në Bashkimin Europian. Policia po zhvillon hetime të plota, të cilat nuk ja të përqendruara vetëm në Vlorë, por në disa qarqe të vendit. Deri tani janë 5 qytetarë të arrestuar, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Unë do t’i inkurajoja qytetarët të denoncojnë mashtruesit ose organizatorët e kësaj sipërmarrje të çmendur”, tha Ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se ka hetime në disa qarqe të vendit, për mashtrim të disa agjencive turistike me qëllim përfitimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat