Ministri Hoti priti në takime të ndara ambasadorin austriak e atë shqiptarë

Lajme

Ministri Hoti priti në takime të ndara ambasadorin austriak e atë shqiptarë

Nga: P.Rudi Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 16:36

Ministri i Financave, Avdullah Hoti është takuar sot në takim kurtuazie me ambasadorin austriak në Prishtinë z. Johann Brieger, ku kanë biseduar lidhur me thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Me këtë rast Ministri Hoti e falënderoi Ambasadorin Brieger për vizitën dhe për mbështetjen e përhershme të shtetit Austriak dhënë Kosovës, dhe në veçanti Ministrisë së Financave. Me këtë rast Ministri Hoti shprehi gatishmërinë e tij si Ministër i Financave të thellojë bashkëpunimin edhe më tej.Ndërsa, Ambasadori uroj Ministrin për funksionin e ri dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Austriak për mbështetjen edhe në të ardhmen të institucioneve të Kosovës.Ministri Hoti, gjithashtu sot u takua edhe me ambasadorin shqiptarë në Prishtinë z. Qemal Minxhozi, ku biseduan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë rritjen e investimeve dhe përkrahjen e bizneseve në mënyrë të ndërsjellët.

Ndërsa, Ambasadori shqiptarë Minxhozi e falënderoi Ministrin Hoti për pritjen dhe njëherit në emër të tij dhe të Qeverisë shqiptare e uroj atë për funksionin e ri. Ai gjithashtu u shpreh se Qeveria shqiptare është e përkushtuar që të rrisë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si në aspektin ekonomik gjithashtu edhe në atë politik./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat