Nisma ngushëllon familjën Jashari

Lajme

Nisma ngushëllon familjën Jashari

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 15:14

Nisma për Kosovën, dega në Fushë Kosovë shprehë i ngushëllime familjes Jashari për humbjen e jetës së djalit të tyre, nga qentë endacak, njëherësh kërkon nga Kuvendi komunal, përkatësisht nga Kryetari i komunës, që t’i ndihmoj familjes Jashari në kapërcimin sa më të lehtë të dhimbjes së tyre familjare dhe jo vetëm të tyre por edhe të gjithë popullatës së Fushë Kosovës.

Subjekti politik Nisma për Kosovën dega në Fushë Kosovë, kërkon dorëheqjen e menjëhershme si akt moral të tyre, të drejtorit të Drejtoratit të Shëndetësisë si i pari i shëndetesisë se Fushë Kosovës, e cila tanimë është bërë brengë e madhe për tërë popullatën e Fushë Kosovës, si dhe dorëheqjen e drejtorit të Drejtoratit të Sherbimeve publike, për shkak të performancave të dobëta dhe papërgjegjësisë së tyre në raport me qasjen ndaj kërkesave të qytetarëve siq ishte edhe rasti ne fjalë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat