Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë

Lajme

Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë

Nga: P.Rudi Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 14:30

Agjencia kundër Korrupsionit përmes një komunikate për shtyp ka bërë të ditur se kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti nuk ka bërë deklarim të rrejshëm të pasurisë së tij.

Pasi në disa media u raportua se Shpend Ahmeti jeton në nje shtëpi te cilën nuk e ka deklaruar në formularin për deklarimin e pasurisë, Agjencia me prioritet ka filluar trajtimin e këtij rasti duke kontaktuar zyrtarin për të marr deklaratën sqaruese, dhe ka kërkuar nga ai edhe dëshmi si fletën posedues, parakontratën si dhe faturat e pagesës. I gjithë ky dokumentacion është trajtuar dhe ne bazë edhe të të dhënave tjera shtesë të marra nga institucionet tjera bashkëpunuese Agjencia sqaron se: Shtëpia në të cilën përkohësisht banon z. Shpend Ahmeti dhe që është pretenduar se nuk është deklaruar, - në fakt është pronë e një personi tjetër ( vëllait të zyrtarit). Kjo për faktin se ekziston kontrata valide, fleta poseduese dhe dëshmitë e transaksioneve financiare si dhe fakte tjera që shtëpia në fjalë nuk është pronë e zyrtarit të lartë public, thuhet në komunikatën e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Siç dihet bazuar në Ligjim për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, zyrtari i lartë nuk ka për obligim të deklarojë pasurinë e vëllait. Dhe si rrjedhojë Agjencia e mbyll rastin me përfundimin se nuk ka elemente jo ligjore dhe për më tej nuk ka deklarim te rrejshëm të pasurisë.

Agjencia kundër korrupsionit Inkurajojnë mediat dhe gjithë publikun që të bashkëpunojë me Agjencinë duke na informuar për çdo dyshim në lidhje me mosrespektimin e legjislacionit ne fuqi.

Agjencia siguron publikun se do të reagon shpejte dhe me efikasitet në të gjitha rastet kur ka elemente joligjore që lidhen me misionin e Agjencisë./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat