Bajrami uron nxënësit përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

Lajme

Bajrami uron nxënësit përfundimin e gjysmëvjetorit të parë

Nga: Valbona Mazreku Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:19

Me rastin e përfundimit të gjysmë-vjetorit të parë të viti shkollorë 2014/2015, ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë Arsim Bajrami ka uruar nxënësit dhe mësimëdhënsit.

Urimi i plotë i ministrit Bajrami
Të nderuar mësimdhënës,
Të dashur nxënës,
Ju falënderoj përzemërsisht për punën e madhe që keni bërë së bashku gjatë këtij gjysmëvjetori të parë të vitit shkollor për të arritur rezultate sa më të mira.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të punojë me përkushtim që të krijojë kushte edhe më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sepse Ju jeni bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ministrisë në rrugën drejt ngritjes së cilësisë në arsimin parauniversitar, që mbetet synimi ynë kryesor.
Mësimdhënës të nderuar,
MAShT po punon që të krijojë mundësi të reja për përgatitjen tuaj të vazhdueshme, sepse Ju jeni baza e qëndrueshme e të gjitha niveleve të arsimit. Jeni të parët me të cilët takohet çdo fëmijë, për të vazhduar më pas jetën akademike.
Nxënës të dashur,
Jam i sigurt se së bashku do të arrijmë suksese edhe më të mëdha gjatë gjysmëvjetorit të dytë, e po ashtu gjatë viteve të ardhshme të shkollimit tuaj parauniversitar, por edhe në arsimin e lartë. Prandaj, ju lutem që të jeni të përkushtuar për arritjen e rezultateve sa më të mira. Sa më të suksesshëm që të jeni Ju, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja e Kosovës!
Suksese!
Prof. Dr. Arsim Bajrami
Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat