Qeveria miraton Projektligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Lajme

Qeveria miraton Projektligjin kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja

Nga: Valbona Mazreku Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:24

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë shqyrtuar disa projektligje të cilat më pas presin dritën e gjelbër të deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Një nga projektligjet e miratuar nga Qeveria është Projektligji që parandalon qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në luftërat e huaja. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, meqë kohëve të fundit sipas tij, ka rritje të numrit të personave që shkojnë jashtë vendit në shtete ku ka konflikte të armatosura, e disa sosh pas kthimit po rekrutojnë të rinj të tjerë, për të marr pjesë në këto konflikte si pjesë e grupeve kriminale.

Po ashtu sot është marr vendim që të ndahen 181 mijë euro për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Graçanicës që do të mbahen me 18 janar, si pasojë e dorëheqjes së kryetarit të kësaj komune për tu bërë pjesë e qeverisë së Kosovës.

Qeveria po ashtu miratoi edhe projektligjin për mbikëqyrjen eelktronike të personave , të cilëve u kufizohet liria e lëvizjes me Vendim të Gjykatave ose të panelit për lirim me kusht, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe projektligjin për përgjimin e telekomunikimeve.
Kabineti qeveritar miratoi edhe propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare prej 33.7 milion eurove, për mbulimin e minusit në paga për muajin dhjetor, dhe e gjithë kjo u arsyetuar me përgatitjen e pagave para përfundimit të muajit , për shkak të festave.

Para u ndan edhe për mbështetjen financiare të KEK-u për shkak të ndaljes së prodhimit të Bllokut B, gjatë punimeve të projektit të ko-gjenerimit që mundëson ngrohjen e qytetarëve përmes avullit që prodhohet në KEK. Qeveria do të ndaj mbi 1 milion e 500 mijë euro, dhe shumë të përafërt edhe komuna e Prishtinës.

Në mbledhjen e qeveria u miratuar edhe kërkesa për pagesës të dividendës nga PTK për qeverinë Kosovës.

Gjatë mbledhjes së qeveris ministrja për dialog , Edita Tahiri, ka raportuar për procesin e bisedimeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit, ku është biseduar për marrëdhëniet bilaterale në kufirin Kosovë Serbi, për energjinë dhe regjistrimin e mallrave serbe në Kosovë .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat