Tre fëmijë frikohen prej qenve, goditën nga vetura

Lajme

Tre fëmijë frikohen prej qenve, goditën nga vetura

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 10:06

Tre fëmijë të moshës 12 – 13 vjeçare janë goditur sot nga një veturë në lagjen “Kodra e Diellit”, si pasojë e ikjes nga qentë endacak.
Të tre fëmijët janë dërguar në Qendrën Emergjente në QKUK, dhe sipas drejtorit të kësaj klinike Basri Lenjani, ata janë jashtë rrezikut për jetë.
Se janë ndjekur nga qentë endacakë, kanë treguar vetë fëmijët. Lenjani, pohoi për KosovaPress, se qentë endacakë në muajin Dhjetor dhe Janar, janë më të rrezikshëm dhe mund të sulmojnë jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat