Bosnje e Hercegovina heq vizat 10 vendeve, jo edhe Kosovës

Lajme

Bosnje e Hercegovina heq vizat 10 vendeve, jo edhe Kosovës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 09:47

Këshilli i Ministrave të Bosnje Hercegovinës, me propozim të Ministrisë së Jashtme ka hequr aplikimin e vizave për qytetarët e 10 vendeve raporon AA.

Sipas njoftimit në vendimin e marrë në ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave qytetarët e shteteve të Azerbajxhanit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Ommanit, Bahreinit, Antiguas dhe Barbudas, Bahamas, Barbados, Maurices, Saint Kitts, Nevis dhe Sejcheller do të mund të udhëtojnë pa viza në Bosnje.

Pas vendimit, numri i vendeve për qytetarët që do të mund të udhëtojnë pa viza në Bosnje rritet në 72. Qytetarët e vendeve që Bosnja nuk aplikon viza mund të qëndrojnë në vend vetëm për 90 ditë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat