Lista Serbe legjitimon ndarjen etnike të Kosovës

Lajme

Lista Serbe legjitimon ndarjen etnike të Kosovës

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 08:24

Asociacioni i Komunave Serbe me buxhet të veçantë dhe aplikim të rregullave dhe ligjeve të tjera nga ato të pjesës tjetër të Kosovës, pritet të zyrtarizohen brenda pak muajsh.

Arritjen për themelimin e Asociacionit, ashtu siç e kanë kërkuar pakicat serbe, e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” i pari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, dy ditë pas deklaratës së kryeministrit, Isa Mustafa, i cili tha se kushtet e “Srpska”-s nuk janë të dëmshme për vendi.

Kjo ka zgjuar reagime të ashpra të përfaqësuesve opozitarë, të cilët thonë se po zyrtarizohet pushteti ekzekutiv i Asociacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat