Daçiç i këndoi Ramës “O sole mio”

Lajme

Daçiç i këndoi Ramës “O sole mio”

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:19

Në mbrëmjen ceremoniale për pjesëmarrësit e samitit të Kinës që mbylli dje punimet në Beograd, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka mbajtur një “mini-koncert”. Në darkën për miqtë më të rëndesishëm të samitit me kryeministra dhe ministra ai ka kënduar këngën “O sole mio” pas kërkesës së kryeministrit shqiptar Edi Rama. Lajmin e publikon gazeta serbe “Blic” sipas të cilës Daçiç këndoi “O sole mio” edhe në mesin e nëntorit po ashtu në një mbrëmje ceremoniale, kur kryeministri shqiptar, Edi Rama ishte për herë të parë në Beograd. Pasi pjesëmarrësit kishin lënë samitin, mësohet se në një moment Rama ka thënë se muzikantët nuk po luanin muzikë dhe aq të mirë dhe se do të ishte mirë që Daçiç të këndonte “O sole mio”. Ai këtë e pranoi dhe përveç kësaj kënge, këndoi edhe dy tjera, “Santa Lucia” dhe “Zhal” të Shaban Shauliqit – shkruan gazeta serbe “Blic”. “Që mbrëmja i ka pëlqyer kryeministrit shqiptar kjo nuk është një fshehtësi, pasi gjatë gjithë kohës ka publikuar mesazhe lumturie bë Tëitter” - shkruan kjo gazetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat