Hoxhaj: Ende nuk dihet kush e zëvendëson Thaçin

Lajme

Hoxhaj: Ende nuk dihet kush e zëvendëson Thaçin

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 20:51

Ende nuk dihet se kush do e zëvendësojë Hashim Thaçin në postin e ministrit të jashtëm kur lideri i PDK-së të bëhet president i Kosovës në vitin 2016, i ka thënë RTK-së, ish ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

“Mendoj që kjo është një pyetje e cila mund të gjej përgjigje kur vjen viti 2016”, ka thënë shkurtimisht Hoxhaj kur është pyetur a do të kthehet në postin e kryediplomatit atë vit.

Enver Hoxhaj ka thënë se nuk është bërë pjesë e qeverisë pasi postet ministrore që i janë ofruar kanë qenë të atilla për të cilat ai nuk ka pasur thirrje apo nuk ka pasur pasion.

“S’është e thënë të bëhem patjetër të bëhem ministër”, ka thënë Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së ka thënë se brenda PDK-së nuk ka pasur debate të ashpra në mes të atyre që janë bërë ministra e atyre që kanë mbetur pa një post qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat