Rexhepi mirëpret dënimet për rastin e pasaportave, i përgjigjet Berishës

Lajme

Rexhepi mirëpret dënimet për rastin e pasaportave, i përgjigjet Berishës

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:37

Dënimin e të akuzuarve në rastin e pasaportave, e ka mirëpritur ish-ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi.
Ai i ka thënë se është i kënaqur që më në fund Gjykata vendosi drejtësi për skandalin e pasaportave, duke i dënuar përgjegjësit kryesor me gjithsej 47 vjet. Rexhepi ka thënë se ky rast e ka dëmtuar atë politikisht.
Mirëpo, ish-ministri mund të përballet me drejtësinë në të ardhmen, pasi në drejtim të tij është paralajmëruar një padi nga menaxheri i prodhimit të dokumenteve në këtë ministri, Besnik Berisha.
Me t’u shpallë verdikti lidhur me skandalin e pasaportave, Berisha ka bërë të ditura arsyet pse ka vendosur ta padisë MPB-në dhe ish-ministrin Rexhepi.
“Pezullimi i jashtëligjshëm nga puna; Shpallja e paligjshme e pozitës sime pa përfunduar procedura ndaj meje; Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë”, janë arsyet që Berisha thotë se duhet të padis MPB-në.
Por, Bajram Rexhepi thotë se ai u largua me vendim të Sekretarit të MPB-së për mosmenaxhim adekuat të kontratës, mirëpo, Berisha i mohon deklarimet e ish shefit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat