Mundësitë për t’u punësuar në Gjermani

Lajme

Mundësitë për t’u punësuar në Gjermani

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:29

Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë deklaroi sot se po ndjek me shqetësim imigrimin ilegal të shqiptarëve për në Gjermani, i cili prej një viti është në një nivel shumë të lartë.

Në deklaratën për media nga zëdhënësja e Ambasadës gjermane në Tiranë, Christiane Wolters theksohet se “kohët e fundit duket se janë përhapur thashetheme me qëllim për të nxitur shqiptarët të udhëtojnë jashtë vendit duke ju servirur atyre fakte të rreme. Të gjithë ata, të cilët çojnë ndër mend të paraqesin kërkesë për azil në Gjermani, duhet të dinë se: Kushtetuta dhe ligjet e shtetit tonë parashohin të drejtën për azil për t’ju ofruar mbrojtje qytetarëve, të cilët janë të kërcënuar nga përndjekja në vendet e tyre të origjinës”.

Por në të kundërtën, thuhet në deklaratë, kush dëshiron t‘i shpëtojë një situate të vështirë ekonomike, nuk ka të drejtë për azil.Ambasada gjermane

Ambasada Gjermane nënvizon se thashethemet, sipas të cilave, për shtetasit shqiptarë ekzistojnë shanset për të përfituar azil politik dhe mundësitë për t’u punësuar, janë të pavërteta.

“Kërkesat për azil të shqiptarëve në Gjermani ose në një shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian praktikisht refuzohen në shumicën dërrmuese të rasteve. Njëkohësisht procedurat janë përshpejtuar ndërkohë, kështu që brenda një kohe të shkurtër pason rikthimi vullnetar ose në rast nevoje dëbimi. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e vështirë ekonomike të shumë njerëzve në Shqipëri”, sqaron Ambasada.

Më tej theksohet se “në kuadër të bashkëpunimit bilateral, së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, ne e mbështesim Shqipërinë për përmirësimin e kushteve të jetesës të të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të saj dhe për të për të ecur përpara në procesin e përafrimit në EU. Zgjidhja për shtetasit shqiptar, që kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë pa shpresë azilkërkimi në Gjermani, por në një jetë më të mirë në Shqipëri dhe në një Shqipëri me të ardhme evropiane”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat