MAPL thotë se do ndërmarrë masa për qentë endacak

Lajme

MAPL thotë se do ndërmarrë masa për qentë endacak

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:43

Mariq, thotë se e gjithë kjo tani është urgjente dhe se duhet të gjendet një zgjidhje racionale.

Ministri i ri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ljubomir Mariq, ka shprehur ngushëllimet e tij për rastin e vdekjes së djalit 7 vjeçar të komunitetit romë nga Fushë Kosova, si rezultat i lëndimeve nga qentë endacak.

Përmes një njoftimi për media, ministri Mariq, thotë se MAPL në bashkëpunim me sektorin e sigurisë, institucionet qendrore e të vetëqeverisjes lokale do të ri-shqyrtojnë gjithë legjislacionin relevant, mekanizmat dhe burimet e financimit që t’u mundësojnë organeve të vetëqeverisjes lokale të ofrojnë siguri publike të mjaftueshme nga rreziku i qenve endacakë.

Mariq, thotë se e gjithë kjo tani është urgjente dhe se duhet të gjendet një zgjidhje racionale.

“Pra të bëhemi bashkë dhe të sigurohemi që ky rrezik të mos përsëritet më kurrë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat