Zbulohet autori i ndarjes së Mitrovicës

Lajme

Zbulohet autori i ndarjes së Mitrovicës

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 18:20

Hogard është autor i një libri pro serb të titulluar “Evropa ka vdekur në Prishtinë” ku akuzon disa shtete perëndimore se e kanë ndihmuar UÇK-në për të kryer krime kundër civilëve serbë në Kosovë.

Mediat serbe thonë se koloneli francez, Jacques Hogard është ai i cili e hartoi demarkacionin mbi lumin Ibër, që realisht është bërë një lloj kufiri i pakalueshëm duke e ndarë veriun nga pjesa tjetër e Kosovës.

Ai iu ka thënë medieve serbe se dashuria e tij për popullin serb i ka lindur nga historitë që i ka dëgjuar nga gjyshi dhe babi i tij të cilët i kanë thënë se Serbia është mik i madh i popullit francez.
Ai ka thënë se para se të angazhohej në misionin e NATO-s në Kosovë ka qenë në dilemë nëse të vij në Kosovë apo jo sepse ka pasur mundësi që të jetë i një anshëm në anën e ushtrisë serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat