Me 22 dhjetor diskutohet buxheti

Lajme

Me 22 dhjetor diskutohet buxheti

Nga: Valbona Mazreku Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:33

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që me 22 dhjetor të mbajë seancë plenare për të diskutuar rreth buxhetit të vitit 2015. Ndërsa, më 29 dhjetor ka caktuar seancën tjetër, ku pritet të miratohet në lexim të dytë buxheti

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se presin që brenda këtij vitit ta miratojnë buxhetin për vitin e ardhshëm. Ai tha se ishte pajtim i plot i të gjithë partive për këto dy seanca por nuk kanë biseduar nëse opozita do të votoj pro apo kundër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat