Pesë ditë fushatë për Graçanicën

Lajme

Pesë ditë fushatë për Graçanicën

Nga: Valbona Mazreku Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:14

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtoi dhe miratoi Planin Operacional për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës që do të mbahen më 18 janar 2015.

Sipas këtij plani periudha e fushatës së zgjedhjeve për Subjektet Politike do të zgjasë pesë (5) ditë, nga 12 deri më 16 janar 2015.

Gjithashtu, lidhur me Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës, KQZ mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore sipas Rregullës Zgjedhore nr. 15/2013, si dhe miratoi planin e buxhetit për këto zgjedhje.

Në vazhdim të kësaj mbledhjeje, KQZ mori vendim për regjistrimin e katër (4) Partive Politike: “Partia e Ballit” (PB), “Lëvizja Qytetare Vatra” (LQV), “Pokret za Gora” (PG) dhe “Partia Demokratike e Unitetit” (PDU).

KQZ gjithashtu miratoi raportin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat