Abrashi takoi kryetarin e BSPK-së

Lajme

Abrashi takoi kryetarin e BSPK-së

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 14:21

Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale u zhvillua një takim njoftues i ministrit, Arban Abrashi, kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi dhe nënkryetarit, Alush Sejdiu.

Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi uroi ministrin Abrashi për emërimin e tij, duke theksuar se edhe më tutje do të vazhdojnë të kënë bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Ndërsa, ministri Abrashi falenderoi të pranishmit për vizitën dhe u zotua se menjëherë do të fillojë të punojë për të ndihmuar në krijimin e vendeve të punës dhe në zhvillimin e programeve aftësuese të punësimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat