KOMF apel për mbrojtjen e fëmijëve nga qentë endacak

Lajme

KOMF apel për mbrojtjen e fëmijëve nga qentë endacak

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 14:02

Koalicioni i OJQ- ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkon zgjidhje për problemet me qentë endacak në mënyrë që të mbrohen fëmijët.

"Me dhimbje të thellë Koalicioni i OJQ- ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, mbrëmë përmes mediave ka marrë lajmin se një fëmijë rreth moshës 7 vjeçare, në Komunën e Fushë Kosovës, ka humbur jetën si pasojë e plagëve që ka marrë nga qentë endacak.

Me këtë rast ngushëllojmë familjen e fëmijës, derisa ndajmë dhimbjen e thellë për djalin e tyre.

KOMF i ka drejtuar kërkesë zyrtare Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Kryetarëve të Komunave të Kosovës, si përgjegjës për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, me kërkesën që në mënyrë të menjëhershme të gjejnë zgjidhje për problemet me qentë endacak në mënyrë që të mbrojnë fëmijët' thuhet në apelin e KOMF.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat