Gruevski uron Mustafën

Lajme

Gruevski uron Mustafën

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:51

Kryeministri Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski, me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në telegramin e urimit të Kryeministrit Gruevski thuhet:

Shkëlqesia juaj,

Kam nderin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim personal të ju uroj përzemërsisht me rastin e zgjedhjes tuaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës.

Qëllimi ynë është zhvillimi dhe avancimi i politikës së fqinjësisë së mirë, të bazuar në vlera parimore, marrëdhënie të afërta dhe miqësore, të cilat përpiqemi t’i zhvillojmë në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të respektimit të parimeve demokratike. Dua të shfrytëzoj rastin dhe të ritheksoj interesimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshi ekonominë, si fushën me potencialin më të madh.

I bindur se do të punojmë bashkë në fuqizimin e prosperitetit demokratik, ekonomik, shoqëror dhe të sigurisë në regjion, më lejoni që edhe një herë t'iu shprehi konsideratën time më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat