Serbia me platformë të re për Kosovën

Lajme

Serbia me platformë të re për Kosovën

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:02

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq njoftoi se Qeveria e Serbisë së shpejti do të paraqesë propozimin e tij përfundimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Për këtë propozim po punojmë intensivisht, sepse tashmë jemi diku në mes dhe çdo ulje e tonit, do të thotë se po heshtim për diçka që kemi folur me zë të lartë”, ka thënë Nikoliq në një intervistë me të përjavshmen NIN.

Presidenti serb ka shtuar se, nëse nuk ka unitet të udhëheqjes shtetërore, asgjë më shumë nuk mund të bëj për Kosovën, sepse në juridiksionin e tij nuk është politika e jashtme e as ajo e brendshme.

“Por, pasi fitova në zgjedhjet e drejtpërdrejta, nga unë pritet që të kem një qëndrim dhe jam i gatshëm, si në rastin e platformës së mëparshme për Kosovën, që të sugjeroj tekstin fillestar dhe Qeveria të më tregon se çfarë është në gjendje të bëj apo të kundërtën, në mënyrë që të arrijmë tek një zgjidhje e përbashkët dhe kështu të kërkojmë mbështetje në komunitetin ndërkombëtar”, tha Nikoliq.

Ai shtoi se ky propozim askënd nuk do ta kënaq plotësisht dhe beson se do të hasë në rezistencën e shtetet perëndimore që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

"Do të jetë një propozim i Qeverisë, sepse nuk kam asnjë të drejtë sipas Kushtetutës që të propozoj në Kuvend. Unë dua që kjo qeveri të ndajë fatin, sepse nëse situata është e keqe, as presidenti nuk mund të punon mirë. Aleksandar Vuçiq dhe unë kemi ardhur së bashku në pushtet, ashtu edhe do të largohemi, nëse nuk shkojnë punët siç kemi planifikuar", ka thënë Nikoliq.

Presidenti serb ka shtuar se nëse njohja e Kosovës është kërkesë për pranim në BE, ky do të ishte një sinjal i qartë se Brukseli nuk e dëshiron Serbinë në gjirin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat