KEDS në aksion për kontrolle të konsumatorëve

Lajme

KEDS në aksion për kontrolle të konsumatorëve

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:56

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore nga KEDS rreth kontrollimit të pikave matëse do të bëhet kontrollimi i konsumatorëve në orarin e punës dhe pas orës 18:00.

Kështu thuhet në një njoftim të KEDS, sipas të cilit kontrollet rutinore bëhen duke respektuar ligjin e aplikueshëm në Kosovë dhe të drejtat e garantuara.

“Kontrollet rutinore do të bëhen nga zyrtarë të KEDS të cilët do të jenë të pajisur me kartelën identifikuese dhe uniformën e KEDS. Kontrollet bëhen tek të gjitha kategoritë e konsumatorëve duke përfshirë amvisëritë, industritë dhe kategoritë komerciale. Aktivitete të tilla ndërmerren në vazhdën e shumë aktiviteteve shtesë të organizuara dhe zhvilluara nga KEDS me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për konsumatorë dhe me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sektorit të energjisë në Kosovë që do të reflektojnë direkt në përmirësimin e jetës së konsumatorëve.
Kontrollet do të jenë të organizuara në vazhdimësi andaj edhe luten të gjithë konsumatorët të bashkëpunojnë gjatë kontrollit të ekipeve të KEDS”, thuhet në njoftim

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat