Reagon Besnik Berisha

Lajme

Reagon Besnik Berisha

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:23

Pas shpalljes së verdiktit lidhur me skandalin e pasaportave Besnik Berisha, menaxher i prodhimit të dokumenteve njofton se do ta padis MPB-në.

Më poshtë reagimi i plotë i tij, dërguar mediave nëpërmjet postës elektronike:

Pas shpalljes së verdiktit lidhur me skandalin e pasaportave ju njoftoj se do ta padis MPB-në për këto arsye :

Pezullimi i jashtligjshëm nga puna
Shpallja e paligjshme e pozitës sime pa përfunduar procedura ndaj meje
Keqpërdorimi i detyrës zyrtare
Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë etj

Zyrtarët e involvuar në rastin tim janë
ish ministri i MPB-së Bajram Rexhepi,ish sekretari i MPB-sëIlhami Gashi,ish ud. Kryeshefi ARC-së Abedin Mehmeti ,Menaxheri personelit Vjollca Bruqi etj.
MPB -ja e ka lajthitur edhe Këshillin e pavarur mbikqyres per sherbimin civil te Kosovës
Për këtë kam angazhuar avokatin z. Skender Musa 044 196 650
Për të gjitha këto padrejtësi që më janë bërë do të kërkoj dëmshpërblim moral që më është shkaktuar në familje,shoqëri,shëndet,karrierë etj

Ps . Qeni i keq ta bjen ukun në torisht - ky është komenti im

Me respekt , Besnik Berisha, Menaxher i prodhimit të dokumenteve

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat