Jabllanoviq: Kosovës nuk i duhet ushtria

Lajme

Jabllanoviq: Kosovës nuk i duhet ushtria

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 09:10

Përfaqësuesit e Listës “Srpska”, të cilët janë të akomoduar në Qeverinë e Kosovës me ministra e zëvendësministra, madje edhe me një zëvendëskryeministër, vazhdojnë të mos e njohin shtetin e Kosovës.

Ata apriori janë kundër themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, ndërsa deklarohen kundër miratimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2015, shkruan “Zëri”.

Të pyetur se si do të veprojnë deputetët e Listës kur të vijë në rend dite për miratim Projektligji për Buxhetin, Projektligji për Forcat e Armatosura të Kosovës, ata thanë se buxhetin nuk do ta votojnë sepse nuk ka paraparë asgjë për serbët, ndërsa për FAK-un janë të hapur për të biseduar por, që sipas tyre “nuk mund të flitet për ushtri derisa ka kaq shumë papunësi dhe varfëri”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat