Qeveri pa UÇK

Lajme

Qeveri pa UÇK

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:08

Isa Mustafa është kryeministri i parë që po e udhëheq Qeverinë e Kosovës pa figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përderisa të gjitha mandatet e kaluara qeveritare shumica e ministrave kanë qenë komandantë të njohur në luftën e fundit.

Për dallim nga Qeveria “Thaçi 1 dhe 2”, që në përbërjen e saj kishte disa ministra që dikur kanë qenë pjesë e luftës së UÇK-së (Bajram Rexhepi, Agim Çeku, Fehmi Mujota, Ramë Buja...), në këtë përbërje qeveritare, përveç Thaçit, as edhe një emër të ministrit nuk mund ta gjesh se ka qenë pjesë e strukturave udhëheqëse të UÇK-së, shkruan “Zëri”.

“Pastrimi” i ekzekutivit nga njerëzit e luftës vlerësohet të jetë bërë në mënyrë të qëllimshme, pikërisht nga kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, i cili kuadrot e luftës i ka “shfrytëzuar vetëm për të mbetur në pushtet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat