Sot, Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve për më shumë të drejta

Lajme

Sot, Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve për më shumë të drejta

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 08:07

18 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, e cila është vendosur në vitin 2000. Më 4 dhjetor të 14 viteve më parë Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim, duke marrë parasysh numrin e madh dhe në rritje të emigrantëve nëpër botë.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, le të riafirmojmë përkushtimin tonë për t’i dhënë formë shoqërive të ndryshme dhe të hapura, duke siguruar mundësi dhe jetë me dinjitet për të gjithë emigrantët”, ky është mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për këtë ditë.

Në mesazh Ban Ki-moon shkruan se, emigrimi ndërkombëtarë është një mjet i fuqishëm për zvogëlimin e varfërisë dhe rritjen e mundësive.

“Kjo është arsyeja pse 232 milionë emigrantë ndërkombëtar sjellin përfitime të qëndrueshme në vendet destinacion dhe të origjinës, përmes punës së tyre thelbësore dhe dërgesave”, shkruan Ban Ki-moon.

Kjo popullsi e rëndësishme mbetet kryesisht e padukshme dhe e padëgjuar në shoqëri, sipas tij dhe se shumë prej tyre jetojnë dhe punojnë në kushtet më të këqija, me mundësi të pakta në shërbimet themelore dhe të drejta themelore të njeriut, duke i bërë ata në mënyrë të pambrojtur ndaj grabitjes, dhunës, diskriminimit dhe margjinalizimit.

“Pothuajse gjysma e emigrantëve janë femra. Një në dhjetë janë nën moshën 15 vjeçare dhe 40 për qind jetojnë në vende të zhvilluara”, thuhet në mesazhin e Ban Ki-moon.

Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gjithë Punëtorëve Emigrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të Tyre.

Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat