Gratë në Kosovë, pa të drejtë prone!

Lajme

Gratë në Kosovë, pa të drejtë prone!

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 20:38

Femrat në Kosovë privohen nga e drejta për trashëgimi.

Por ka raste kur edhe pse duan ta bartin pronën në emrin e vet, kjo del të jetë problem për to.

Flora Durmishi, kishte vendosur që bashkë me bashkëshortin ta bartnin pronën në mënyrë të barabartë, por kishte hasur në probleme dhe nuk kishte arritur ta realizojë qëllimin e saj.

Durmishi bën pjesë në mesin e 85% të femrave në Kosovë që nuk mund ta bartë trashëgiminë.

Vetëm 15% e pronës është në trashëgimi të grave. Të dhënat u publikuan në konferencën "Gruaja dhe e drejta në pronë dhe mediat".
Organizata NORMA, në vitin 2011 ka monitoruar 4.994 raste në gjykatë në pesë rajone të Kosovës, ku vetëm 487 ose 9.75% e rasteve gratë dhe burrat trashëguan pronën në mënyrë të barbartë.

Tryeza u organizua nga Qendra për Media e Gruas dhe Qendra për të Drejtat e Grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat