Austria dhe Gjermania reagojnë për migrimin ilegal

Lajme

Austria dhe Gjermania reagojnë për migrimin ilegal

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 18:17

Ambasadat e Republikës së Austrisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë me shqetësim të madh janë duke e ndjekur migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë reagimi i plotë i të dy Ambasadave:

Kohëve të fundit në Kosovë janë përhapur thashëthëme me qëllim për t’i shtyrë kosovarët për të lëshuar vendin, duke iu simuluar fakte të rrejshme.
Të gjithë ata, të cilët kanë ndër mend të paraqesin një kërkesë për azil në vendet tona, duhet të dinë se:
Kushtetutat dhe ligjet e shteteve tona e parashohin të drejtën për azil për të ju ofruar mbrojtje njerëzve, të cilët janë të kërcënuar nga ndjekja politike në vendet e tyre të origjinës. Mirëpo ata, të cilët dëshirojnë të ikin nga një situatë e vështirë ekonomike, nuk kanë të drejtë për azil.
Kërkesat e kosovarëve për azil praktikisht nuk kanë perspektivë për njohje në vendet tona dhe refuzohen pothuajse deri në 100%. Njëkohësisht ne i përshpejtojmë procedurat, ashtu që brenda një kohe shumë të shkurtër mund të pasojë rikthimi vullnetar, apo në rast nevoje edhe rikthimi i detyrueshëm. Veç kësaj, personat e rikthyer nuk do të kenë mundësi për të përfituar nga pagesat e fondit kosovar të riintegrimit.
Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike të shumë grupeve të popullsisë në Kosovë dhe për këtë shkak e inkurajojmë Qeverinë e re të Kosovës për të ndërmarrë masa, në mënyrë për të krijuar perspektivë për punësim dhe mirëqenie në Kosovë. Brenda bashkëpunimit bilateral dhe së bashku me partnerët tanë në Bashkimin Evropian ne e mbështesim Kosovën në përpjekjet për të përmirësuar kushtet e jetesës për të gjithë qytetarët e saj. Zgjidhja për nënshtetasit kosovarë që nuk kanë nevojë për mbrojtje, nuk qëndron në një procedurë të pashpresë për azil në Austri, apo Gjermani, por në një jetë më të mirë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat