“Hallakamë” në Serbi, Arkani gjallë?

Lajme

“Hallakamë” në Serbi, Arkani gjallë?

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 14:37

Deklarata e djalit të Zheljko Razhnjatoviçit, i njohur si Arkani, njërit ndër kriminelëve më të mëdhenjë në Serbi, se babi i tij nuk ka vdekur, ka ngjallur reagime edhe nga antarët e tjetër të familjes.

Vojin Razhnjatoviç, djali tjetër i Arkanit, në profilin e tij në “Facebook” në mënyrë ironike ka komentuar deklartën e vëllaut të tij të vogël se babi i tyre është gjallë, transmeton Zëri.

Djali i Ceces i ka thënë shkurt Veljkos: “Nuk më ke parë qe 15 vite dhe po përhap gënjeshtra për mua. Edhe mua babai më është lajmëruar nga Qiproja ose Karaibet… dhe më thotë se është “OK” dhe më pyet si po i rri ora këtij vogëlushit”, ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se njoftimi zyrtar për vdekjen e kriminelit, Arkan, ka qenë më 15 janar 2000.

Sipas të dhënave, ai thuhet të jetë qëlluar me pistoletë (në syrin e majtë) nga Dobrosav Gabriç, 23 vjeçar, anëtar i Policisë serbe. Kjo ka ndodhë në ora 17:00 hotelin “Intercontinental” në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat