Sami Lushtaku bëhet fqinj me Haradinajn, ndërton kullën në Prishtinë

Lajme

Sami Lushtaku bëhet fqinj me Haradinajn, ndërton kullën në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 08:27

Kryetari i komunës së Skenderajt Sami Lushtaku pak muaj më parë ka përfunduar ndërtimet e shtëpisë së tij madhështore në lagjen Arbëria, ish Dragodan. Kjo shtëpi është ndërtuar me standarde evropiane dhe llogaritet të jetë ndër më të mirat në këtë lagje. Ndërtimi i kësaj shtëpie në këtë lagje e ka bërë fqinj me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, i cili po ashtu jeton në Arbëri.

Lushtaku i cili ndodhet në paraburgim i akuzuar për krime lufte, ka kohë që ka aranzhuar njerëzit për ndërtimin e kësaj shtëpie. Kjo shtëpi është katërkatëshe, prej 500 metra katror. Po ashtu ajo përmban edhe një pishinë dhe ndodhet në njërën nga lagjet më të preferuara për ndërkombëtarët. Kjo shtëpi është mjaftë mirë e siguruar, pasi që ka rrethoja të larta dhe kamera sigurie.

Kjo pronë është blerë nga Lushtaku për më tepër se një vit, por kjo nuk shihet edhe në deklarimin e pasurisë së tij që kishte bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, në vitin 2013.

Në atë hapësirë ku është ndërtuar “kulla” e Lushtakut ishte një shtëpi tjetër, por që atij nuk i kishte pëlqyer dhe ka filluar ndërtimin e shtëpisë së re nga zeroja. Në atë shtëpi tani jeton vetëm njëra bashkëshorte e Sami Lushtakut./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat