Sot, dy protesta në Prishtinë

Lajme

Sot, dy protesta në Prishtinë

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 08:06

Pas shënimit të Festave të Nëntorit, sheshit në kryeqytet i kthehen protestat. Sot do të protestohet mbi gjendjen socio – politike dhe ekonomike në vend me moton “Çu! Protesto se ki arsye”, si dhe do të marshohet kundër ngacmimeve seksuale në hapësira publike.
Marshi kundër ngacmimeve seksuale në hapësira publike është organizuar nga Forumi Feminist FemACT, si pjesë e fushatës "TakeBackTheNight".

Ndërkohë, po në këto hapësira vazhdon greva e disa ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave të Ferizajt, të cilët nuk po pajtohen me vendimin e sindikatës së kësaj Fabrike për ta ndërprerë grevën deri në formimin e institucioneve të Kosovës. /KP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat