Organizatat e dala nga lufta, sërish në protestë

Lajme

Organizatat e dala nga lufta, sërish në protestë

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 08:00

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sërish do të protestojnë kundër vendimit të njëanshëm të Rektorit të UP-së për moszbatimin e memorandumit të bashkëpunimit dhe vendimit të Ministrisë së Arsimit, për regjistrimin e fëmijëve të kategorive të luftës në UP.

Kështu u bë e ditur me një njoftim të OVL- UÇK, ku thuhet se ditëve në vazhdim do të mbahen takime mobilizuese me struktura drejtuese dhe antarësinë e gjerë, ku do të përcaktohen detajet e Demonstratës, që pritet të mbahet të enjten me 4 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat