Visar Ymeri : Tash Vetëvendosje ka një dallim (Video)

Lajme

Visar Ymeri : Tash Vetëvendosje ka një dallim (Video)

Më: 29 nëntor 2014 Në ora: 00:44

Lëvizja Vetëvendosja do të jetë partia më e madhe në opozitë në Kosovë, pas marrëveshjes për koalicionin qeverisës mes LDK dhe PDK.
Visar Ymeri tha për Ora News se Vetëvendosja është e hapur për të bashkëpunuar me dy partitë e tjera në opozitë AAK dhe Nisma.
“Tash VV e ka një dallim sepse është dhe në numër subjekti më i madh opozitar në Kuvendin e Kosovës, ndërkohë që kemi dhe dy subjekte të tjera në opozitë AAK dhe Nisma.
Ne jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me ta për çështje të caktuara, por kjo varet shumë se cili do të jetë pozicionimi i tyre partiak kundrejt çështjeve të cilat janë të rëndësishme për vendin dhe që ne i përceptojmë si të tilla. Nuk kemi as refuzim apriori, por as pranim apriori të bashkëpunimit.
Është jashtëzakonisht e rëndësishme që forcat opozitare në Kosovë të bashkohen dhe të luftojnë këtë qeveri e cila që tani po e dimë të gjithë që nuk do të jetë aspak qeveri që do ti sjellë dobi vendit, por qeveri që do t’ia japë goditjen përfundimtare Kosovës.
Këtë nuk po e themi vetëm ne si VV, këtë e kanë thënë edhe përfaqësues të subjekteve të tjera opozitare, por edhe përfaqësues zyrtarë të lartë dhe të subjekteve që kanë arritur marrëveshjen e koalicionit.
I dini kundështitë që i kanë bërë disa deputetë të LDK-së kundrejt kësaj çështje që janë shumë të vetëdijshëm që ky koalicon do ti japë një goditje edhe më të fuqishme Kosovës dhe interesit të përgjithshëm të shtetit dhe popullit të saj”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat